Kurti ka zhdukur entuziazmin e shoqërisë

Prishtinë | 11 Nën 2024 | 22:02 | Nga Behxhet Begu

Pse nuk ka aspak entuziazëm pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe pensioneve?

Qytetarët dhe familjet kosovare kanë nevojë më shumë se kurr për të hyra shtesë. Rrjedhimisht vendimet e Qeverisë, për rritjen e pjes’shme të pagave dhe pensioneve, sado “minore qofshin ato”, do të duhej të prodhonin një efekt pozitiv!

Vendimet e Kryeministrit Kurti, janë përcjellur me dërgimin e sinjaleve përjashtuese dhe jo bashkëpunuese me përfaqësuesit sindikalë për të gjithë të punësuarit publik, përfshirë pensionistët.

Marrja e këtyre vendimeve nuk ka shkuar përmes rrugës së dialogut social, ashtu siç ndodh në të gjitha shoqëritë demokratike.

Diskursi publik i Kryeministrit Kurti dhe botëkuptimi i tij politik, ka lënë të kuptohet se asnjë nga përfaqësuesit e këtyre kategorive nuk e meritojnë të trajtohen si partner në asnjë formë!

Angazhimi i tij që strukturën që ai e udhëheq ta paraqesë si një super-strukturë, sikur ata janë ndryshe nga ne dhe nuk kanë të bëjnë asgjë pjesën tjetër të shoqërisë, është forma më injoruese dhe autoritare që një pushtet aplikon në kohën moderne!

Prandaj vetëbesimi se ne jemi vetë populli duke llogaritur në 51%-shin e votave dhe mund të marrim çfarëdo vendimi, ka zhdukur entuziazmin e shoqërisë.

Kjo qasje do të riorganizojë këto shtresa shoqërore për të zgjedhur struktura politike me të cilat e kanë mundësinë e dialogut!

Të ngjashme