Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, pasi ai i kërkoi opozitës “mos më rrëzoni edhe një herë”, raporton Ekonomia Online.
“Për të bërë një gjë të tillë duhet të jeni i përgatitur, duhet të keni një platformë. Në qoftë se vendosni të injoroni këtë të vërtetë, dhe diskutimin ta kaloni tek e shkuara, anuloj gjitha marrëveshjet, mjaft me ankesa”.
“…je kryeministër që i ki krejt, bëjë çka ta merr mendja, veç dramë mos bëjë kryeministër, dramë e viktimizim mos bëjë, nuk është duke të rrëzuar askush, edhe në qoftë se duhesh me u rrëzuar, do ta rrëzosh veten”.
Edhe kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kur temat janë të mëdha e popujt të vegjël ndodhë që shtetet e humbin qëllimin.
“Ju e keni humbur qëllimin ku nuk keni as plan e as vullnet për ta udhëhequr dialogun. Ne jemi këtu me ju ndihmuar, ta bëjmë një platformë dhe ta sjellim në Kuvend para se të niseni për Bruksel” ka thënë Hoxhaj.
Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka qenë kundër dialogut me Serbinë, por kundër udhëheqjes së BE-së në këtë proces.
“Dëshiroj të sqarojë lidhur me dialogun dhe pozicionin tim që kam qenë shumë i sinqertë. Unë kam qenë kundër dialogut të udhëhequr nga zonja Mogherini dhe këtë ua kam sqaruar të gjitha palëve, por që ka rezultuar me mospjesëmarrjen timen në dialog”.
Krejt këto komente të krerët të opozitës erdhën pasi kryeministri, Albin Kurti pati akuza ndaj ish-qeverive për neglizhencë të këtij procesi.
“Ne e kemi trashëguar një gjendje si Qeveri. Një pjesë e madhe e veprimeve tona janë të kufizuara. Mundësitë i kemi të kufizuara falë jush, e jo që kemi ndryshuar. Unë mbroj interesin e Kosovës si kryeministër, por unë nuk flas vetëm si palë por flas edhe për palë”.
“Kam kërkesat e mija që janë të Republikës e të popullit. Do të flas për parimin ‘mbi palët’, jo vetëm çka duam ne. Nuk jam duke i ikur dialogut mbi parime e të përgatitur mirë”.
“Keq që akuzohem prej dikujt që dialogut ja ka bartë presidentit. Nuk po i iku asnjë sfide, mos më akuzoni padrejtësisht dhe mos harroni se s’harrojmë”.