Kurti kështu do ta bëjë edhe Zajednicën, veç i duhen edhe disa tensionime

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 13:20 | Nga Ilir Mirena

Zbatimi i vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit është dashur të merret shumë vite me herët, dhe jo vendi me pësu e me mbetë peng për këtë moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tashti a është i drejtë a jo, nuk po hyjmë andej.

Por, sikurse këtë temë, dhe plot të tjera, VV-ja dhe Albin Kurti i kane fëlliqë e bastardu deri në ekstrem, i kanë keqpërdorë për interesa te ulëta, saqë kush s’ka deshtë me u marrë më me to.

Sot, për ironi njeriu qe ka ardhë në pushtet duke gënjyer, duke sharë kundërshtarët, për këto vendime e marrëveshje të tjera të dialogut me Serbinë, është duke i zbatuar që të gjitha, një nga një. Dallimi është se këto i mbulon me potere e kinse rezistencë, sa me i trullosë militantët e vet trushperlamë.

Kështu është duke e ba edhe Zajednicën. Hap pas hapi, veç deri ne finale të saj, i duhen edhe tensionime të tjera me i kriju. Si puna e dinarit…

Të ngjashme