Kurti: Këtë vit u punësuan mbi 8 500 të rinj, liberalizimi i vizave e arritur e politikës së jashtme

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 13:58 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë vit janë punësuar mbi 8 500 të rinj e të reja përmes platformës “Superpuna”, raporton Ekonomia online.

Duke i prezantuar sukseset e tij gjatë këtij viti, kryeministri Kurti, tha se fokus ka pasur zhvillimin e vendit e krijimin e vendeve të reja të punës.

“Gjatë këtij viti, 8500 të rinj dhe të reja janë punësuar përmes platformës ‘Superpuna’. Përmes ligjit të pagave, mjekët kanë pagë të dyfishuar, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje të pagave të tyre. Ushtrinë e forcuam edhe më tej duke u furnizuar me dronët Bayraktar”, tha Kurti.

Ndërsa në fushën e politikave të jashtme, Kurti e veçoi si të arritur liberalizimin e vizave.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka thënë se falë politikave të kësaj Qeveria dhe forcimi i rendit ligjor, kosovarët e kanë fituar liberalizimin e vizave.

“Viti 2023 do të mbahet mend si i izolimit dhe përjashtimit të lëvizjes së lirë. Këto të arritura janë bërë falë forcimit të i rendit ligjor për atë se çfarë jemi zotuar. Në vitin 2023 kemi investuar në siguri, Prandaj Kosova sot është më e fortë sesa asnjëherë më parë. Prania e aleatëve tanë ka një rëndësi të jashtëzakonshme, ku vërehet një prezencë më e shtuar e trupave të KFOR-it”.

Të ngjashme