Kurti kujton protestën “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kujtuar protestën e organizuar nga partia e tij dy vite më parë ku siç e quajti ai, kjo ishte protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës.

“Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu””, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Sipas Kurtit, në këtë protestë mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që sipas tij herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”.

Kurti tutje shkroi se ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova dhe në mesin e disa fotografive të postuara nga ai shihet edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me deputetin Haxhi Avdyli dhe ish-deputetin Korab Sejdiu,

https://www.facebook.com/albini2017/posts/973183429848208
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme