Kurti: Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremtë të demokracisë

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vendvendosje, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më 14 shkurt  politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Postimi i plotë:

Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.

Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme