Kurti: Me Vjosën jemi bashkë, si me u deklaru unë si ajo

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 15:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët për mos deklarimin e presidentes Vjosa Osmani rreth marrëveshjes së dakorduar me Serbinë në Ohër.

Kurti tha se janë bashkë me presidenten dhe është njësoj si të deklarohet ai si Osmani.

“Ju duhet ta kuptoni që ne kemi fituar bashkë më 14 shkurt 2021. Nuk janë më ato modelet e vjetra kur deklaron diçka kryeministri e duhet ta pyesim çka mendon për këtë presidenti ose deklaron presidenti e çka mendon kryeministri. Ka shumë gjëra për të cilat deklarohet presidentja e unë fare nuk e konsideroj të nevojshme të deklarohem dhe anasjelltas. Deklarohet kryeministri është si të deklarohet presidentja, sepse po e theksoj edhe njëherë, ne jemi bashkë”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se nuk e sheh të nevojshme deklarimin nga secili udhëheqës i institucioneve.

“E tash çka mendon kryeparlamentari Glauk Konjufca për Ohrin, e çka mendon ministrja e Jashtme Gërvalla… nuk ka nevojë, veç nëse doni ta bëni këtë prioritet”, tha ai.

Të ngjashme