Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Marec, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, në ketë betejë ranë heroikisht 27 dëshmorë dhe u patën vrarë 16 martirë.
Ai tha se nga humbja që pësuan ushtria serbe nga UÇK-ja në këtë fshat, serbët e shfryen mllefin e tyre pastaj më fshatin Makoc ku ndërmjet datave 19 dhe 23 prill u vranë gjithësie 115 civil prej foshnjave e deri tek pleqtë e moshuar afër 100 vjeç.
“Ndodhemi këtu në Marec në komunën e Prishtinës ku është zhvilluar një betejë e lavdishme në prillin e vitit 1999, ku ranë heroikisht 27 dëshmorë dhe u patën vrarë 16 martirë. Bëhet fjalë për një betejë të UCK e cila ja futi tmerrin forcave armike serbe, të cilët pastaj në fshatin Makoc e shfrynë mllefin e tyre nga humbja e kësaj beteje mbi civilët e pa fajshëm e të pa mbrojtur. Ndërmjet datave 19 dhe 23 prill u vranë gjithsejte u vranë gjithsej 115 civil prej foshnjave e deri tek pleqtë e moshuar afër 100 vjeç. Bëhet fjalë për dëshmi të radhës së gjenocidit të Serbisë që u mundua ta shfaros popullin shqiptar nga trojet e veta. Në si institucione, si politikanë, si qytetarë të këtij vendi u jemi për jete mirënjohës e falënderues por gjithashtu shprehim zotimin tonë edhe për kujtime e përkujtime institucionale. E gjithë ashtu edhe për angazhimin për drejtësi për viktimat e ndëshkim për kriminelet”, tha ai.
Kurti tha se janë disa organizata e institute që pas luftës të cilët janë marr me grumbullimin e materialeve dokumenteve, dëshmive të të mbijetuarve nga lufta, e të gjitha këto sipas tij, duhet të jenë pjesë e Institutin për Dokumentimin dhe Hulumtimin e krimeve të Luftës.
Ai tha se Prokuroria nuk ka nevojë të pres sepse ka mundësi që të gjykojë e dënoj kriminelët e luftës edhe në mungesë.
“Ka disa organizata, institute pas luftës të cilët janë marr me grumbullimin e materialeve dokumenteve, dëshmive të të mbijetuarve nga lufta këto duhet të bëhen bashkë e të organizohen në Institutin për Dokumentimin dhe Hulumtimin e krimeve të Luftës që ne e kemi themeluar së fundi në mënyrë që këto te jenë edhe të sistematizuara por njëkohësisht edhe të përmbledhura”.
“Ajo çka nuk ka nevojë të prese është veprimi i Prokurorisë, nga 30 maji i vitit 2019 kur është plotësuar dhe ndryshuar kodi i procedurës penale, kriminelët serb që kanë kryer krime në Kosovë mund të ndiqen, të akuzohen të gjykohen dhe të dënohen edhe në mungesë. Është Prokuroria e shtetit ajo që së shpejt do të duhej të jep një raport se çfarë ka bërë e nuk ka bërë gjatë këtyre katër viteve prej se në Kuvend është krijuar mundësia për gjykim dhe dënim në mungesë”, tha ai.
Më pas ai do të bëjë homazhe edhe në Kompleksin e varrezave në Makoc.