Kurti: Ndihma e USAID-it kap vlerën e 1 miliardë dollarëve në Kosovë

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 16:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti pas takimit me McKee ka thënë se ndihma e USAID-it për Kosovën deri më tani kap vlerën e mbi një miliardë dollarëve.

“Për secilin dollarë jemi mirënjohës. Rritja dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet me miq tanë. Me ShBA ndajmë vlera. Me popullin amerikan ndajmë bindje për liri e demokraci. Le ta thellojmë bashkëpunimin” tha Kurti.

Nga ana tjetër, administratorja e USAID, Erin E. McKee tha se ShBA-ja është e përkushtuar ta ndihmoj  Kosovë në institucione euroatlantike dhe se partneriteti mesë Kosovës dhe ShBA-së është më i fuqishëm se çdo herë.

Ajo përgëzoj qeverinë për të arriturat në sundimin e ligjit duke shtuar se e ardhmja e Kosovës varet nga furnizimi me energji dhe se ShBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në këtë aspekt.

“Qeveria e ShBA-së mbështet qeverinë e Kosovës ti forcojë partneritet me shoqërinë civile e gjithë qytetarët. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetje në ofrimi  e shërbimeve te gjyqësorit. Urime për të arriturat tuaja në sundimin e ligjit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin ekonomik ne Kosovë. E ardhmja e Kosovës do të varet nga furnizimi me energji. Ne do të punojmë në partneritet me Kosovën të diversifikojmë furnizimin me energji.

Të ngjashme