Kurti në 556 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit: Lavdi ndër mote veprës heroike të Kryezotit të Arbnisë

Prishtinë | 17 Jan 2024 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i republikës së Kosovës, Albin Kurti në 556 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skendërbe, ka kujtuar veprat heroike të tij, të cilin e quan edhe Kryezot i Arbërisë.
“Sot bëhen 556 vite nga dita kur vdiq Skënderbeu. Ai ishte 63 vjeçar, por përtej viteve të jetës së tij, ndër shekuj, figura e Skënderbeut vazhdoi të bënte histori, që nga koha kur heroizmat e tij e frymëzuan mbrojtjen e Evropës dhe deri në shekullin e XIX kur u rimorr nga rilindasit për ta qendërzuar rreth tij ngritjen e kombit shqiptar”, ka shkruar Kurti.

Ai përmes disa veprave të renditura nga Fan Nolit, Athanas Gegajt, Zef Valentinit, Aleks Budës, Kristo Frashërit, Kasem Biçokut, Oliver Jens Schmittit, Lucia Nadinit, Aurel Plasarit, Pëllumb Xhufit sjell pikëpamje të ndryshme rreth jetës së Gjergj Kastriotit.

“Më 17 janar të vitit 1468, e lëshoi frymën e fundit për së gjalli, fisniku arbnor Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbeu! Këmbanat në Lezhë ranë për të dhënë lajmin për vdekjen e tij, kurse shumë letra nga shumë anë u shkruajtën dhe u dërguan drejt Venedikut, Romës, Sienës, Napolit, Aragonës, Dubrovnikut e Stambollit, me njoftimin që Skënderbeu kishte vdekur”, shkruan Kurti tutje në postimin e tij në Facebook.

Mes tjerash edhe faktin se ndose ishte 63 vjeçar, Kurti thotë se përtej viteve të jetës së tij, ndër shekuj, figura e Skënderbeut vazhdoi të bënte histori, që nga koha kur heroizmat e tij e frymëzuan mbrojtjen e Evropës dhe deri në shekullin e XIX kur u rimorr nga rilindasit për ta qendërzuar rreth tij ngritjen e kombit shqiptar

Të ngjashme