Kurti në bisedë me zyrtarët e FMN-së, thotë se Qeveria po bën parregullsi me Trustin Pensional

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i V-’së, Albin Kurti ka biseduar virtualisht me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se në këtë takim virtual, kryetari i partisë e ka njoftuar FMN’në për problemet e pakos për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë Hoti.


“U fol edhe për problemet që sipas Lëvizjes sonë përcjellin pakon e rimëkëmbjes ekonomike të përgatitur nga Qeveria jolegjitime, të cilat edhe po e pamundësojnë kalimin e saj në kuvend”, thuhet në njoftim

Tutje Kurti ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po trajtohet trusti pensional.

“Sidomos u veçuan parregullsitë e shumta që e shoqërojnë trajtimin që i bën qeveria jolegjitime trustit pensional të vendit si dhe të hyrave të grumbulluara nga procesi i privatizimit”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti bashkë me nënkryetarin, Besnik Bislimi dje u takuan virtualisht me ekipin…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Samstag, 3. Oktober 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme