Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i është bashkuar fushatës për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Kurti tha se askush në shoqërinë tonë nuk duhet të ndihet i përjashtuar dhe i izoluar.
Ai shtoi se qeveria duhet t’i heqë të gjitha pengesat dhe të siguroj qasje dhe mundësi për të gjitha.
“Unë iu bashkova fushatës për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në shoqërinë tonë askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar dhe as i izoluar. Qeveria ka për detyrë të heqë të gjitha pengesat dhe të sigurojë qasje dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht prejardhjes, moshës dhe statusit”.