Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë postimin e Arben Vitia lidhur me rinovimet në Spitalin e Pejës.
Në një postim në Facebook, Kurti tha se ky është spitali i radhës.
“Spital pas spitali. Në radhë është Spitali i Përgjithshëm i Pejës, aty ku punimet për transformimin e reparteve dhe rinovimin e sallave operative tashmë kanë nisur”, ka shkruar ai.