Kurti në Trepçë, viziton ekspozitën personale të Mentor Berishës, me titull “Solidariteti si Rezistencë”

Stantërg | 20 Shk 2024 | 16:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, ka vizituar ekspozitën personale të Mentor Berishës, me titull “Solidariteti si Rezistencë”, të kuruar nga Alban Beqiraj, të hapur në hyrje të minierës, raporton Ekonomia Online.

Autori i ka shpjeguar shkurt kryeministrit se pikturat janë realizuar kryesisht gjatë viteve 1990-të dhe u shpreh i lumtur që po i shfaqte në këtë ekspozitë “pikërisht në vendin ku ka ndodhur greva e minatorëve”.

Kurti ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka pasur greva e vitit 1989, kur rreth 1300 u ngujuan në horizontet e minierës për të kundërshtuar heqjen e autonomisë.

“Ngjarje e paharrueshme. Dhe ka peshë e rëndësi edhe më shumë sesa e mendojmë”, u shpreh Kurti .

Më pas, shefi i Ekzekutivit, i shoqëruar dhe nga disa deputetë e zyrtarë të VV-së, kanë vizituar dhe Muzeun e Kristaleve.

Të ngjashme