Kurti: Nga lufta për çlirim deri te përpjekja për pavarësi, asnjëra nuk do të arrihej pa mërgatën

Prishtinë | 13 Tet 2024 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje.

Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi, asnjëra nuk do të arrihej pa mërgatën.

“Afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari. Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve. Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme. Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet”, shkruan i pari i qeverisë.

Bashkë me Kurtin në Mynih, ishte dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Të ngjashme