Kurti: Niveli i arsimit i dobët, duhet reformë e thellë

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 13:29 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panel diskutimi me ekspertë dhe palë të interesuara, të organizuar nga Kolegji UBT dhe Ambasada e Finlandës në Kosovë me temën “Drejt ekosistemeve të vogla inovative në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se nevojitet reformimi i shkollave të mesme e më pas edhe fakulteteve.

Kurti tha se pajisjet e printuara do të largohen dhe të bëhet digjitalizimi i teksteve shkollore.

“Kur fëmija hyn në klasë të parë fëmijëve nuk u intereson sa para ka kush është kushëriri por dëshiron ta dijë kush është mësuesi i parë. Vërtetë në kohën time nuk kishte infrastrukturë të mirë, por kishte mësues të mirë dhe ky është prioriteti im në qeveri është të kemi një sistem të mirë të arsimit. Nuk mund të kemi standard të mirë të jetesës pa vende të reja të punës dhe vende pune nuk mund të kemi pa një arsim të mirë dhe cilësor. Fëmijët që hyjnë në shkollë në vitin 2019 do të jenë të gatshëm për tregun e punës në vitin 2030. Beteja me të ardhmen është e humbur në kohën kur fëmijët përballen me sistem të dobët të arsimit”.

“Për këtë botë që jemi të gjithë duhet të konsiderohemi nxënës sepse ajo që kemi përpara është më e panjohur sesa e njohur dhe t’i mësojnë fëmijët që të jenë sa më të përgatitur për të ardhmen. Vendet e zhvilluara po i drejtojnë nga shkencat sepse aty janë vendet e punës. Vendet e punës më së shumti janë në sektorët e IT dhe për këtë nuk kemi infrastrukturë. Në mandatin tim te parë në qeveri do të bëjë që kurrikulat të dominojnë në shkenca sepse aty është e ardhmja jonë”.

Ai ka thënë se pajisjet e printuara do të largohen dhe do të bëhet digjitalizimi i teksteve shkollore.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se një nga problemet në Prizren është mungesa e Inspektorëve për shkak se këta të fundit ishin suspenduar.

“Kur shikojmë problemet si shoqëri, shumica janë si pasojë e ndryshimeve klimatike por edhe me problemet e ndryshme të brendshme. Si komunë janë problemet që i kemi çdo ditë ku po mundohemi ti digjitalizojmë disa programe dhe jemi duke u munduar që sistemin arsimor të kemi një arsim cilësor. Në Prizren një nga problemet që kemi pasur ka qenë mungesa e inspektorëve, sepse ata janë suspenduar për shkak të aktakuzave që kishin më herët dhe sistemi në Kosovë e pamundëson zëvendësimin e tyre dhe kështu mbetëm me një apo dy inspektorë në Komunë”, tha Haskuka, raporton Ekonomia Online.

E ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, tha se duhet edukim në mënyrë që të rinjtë të gjejnë vetën aty ku duhet.

“Unë në Kosovë kam ardh para 3 vitesh dhe vizitën e parë e bëra në Drenas dhe atje i kam parë të rinjtë plot energji dhe mendoj se Kosova do të jetë e mençur nëse i shfrytëzon të rinjtë. Mund të keni pak konkurrencë, por duhet të rriteni dhe të edukoheni mirë që të rinjtë të gjejnë vetën aty ku duhet. Ne për këtë do t’iu ndihmojmë aq sa mundemi”, tha ajo.

Të ngjashme