Kurti nuk ka kurrfarë interesimi që Kosova ta zgjidhë problemin me Serbinë

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 20:19 | Nga Driton Smakaj

Sinqerisht nuk i kuptoj shqiptarët që besojnë se Albini do të ofrojë ndonjë zgjidhje të problemeve me Serbi.

Ai nuk ka kurrfarë interesimi që Kosova ta zgjidhë problemin me Serbinë. Nuk ka asnjë ide konkrete për zgjidhje.

Tërë karrierën e tij politike e ka pasur veç duke bllokuar çdo proces. Videot e tij i keni në YouTube, dëgjojini!

Të vetmin interes e ka qysh me i bind masat që ky e don popullin. Edhe pastaj me dalë para popullit me shitë përralla qysh ky nuk pranon asnjë zgjidhje, sepse çdo zgjidhje që ofrohet e dëmton Kosovën.

Gjëja më e lehtë është ikja nga idetë, ikja nga marrja e përgjegjësisë. Ke dashtë 51% që ku e ke. Hajde kryj punë e mos na lodh me filozofi banale.

Është fort lehtë me përmbledhur fraza koti.”Sikur të ishte e arsyeshme do të kishte një arsye, por kur arsyeja nuk ka arsye, del e pa arsyeshme mbi arsyen e nën arsyes”

Problemet bazë nuk merret me to, e del bën analiza për çlirimin e komunave!

Sa ke qenë në opozitë njerëzit kanë mendua që e ki mirë. Tash është krejt ndryshe. Nuk mundesh me ia gjujt fajin pushtetit. Ose mundesh, por atëherë duhesh me dalë vetë me i pri protestës kundër qeverisë. Dorën në zemër, ka gjasa edhe kjo me ndodhë.

Të ngjashme