Kurti nuk ofron asgjë, pos stilit, imazhit e lojës

Prishtinë | 09 Maj 2024 | 17:23 | Nga Teutë Rrusta

Shiheni qysh në krejt këtë “refuzim” Kurti nuk ka asnjë propozim. A nuk është e dyshimtë? Asgjë nuk ofron pos STILIT, IMAZHIT, LOJËS. Krejt kjo është veç infrastrukturë për pushtet të vetin.

Loja me/në kohë është strategji. Sekuencimi është manipulim. Turbullim i pasqyrës reale. E ne, në vend se se me ia kritiku projektin ku ai po investon, i kemi dhanë ma shumë vlerë kohës. Kurthit.

Prandaj cila logjikë po na përvidhet është më e rëndësishme me e dallu, sesa nje proces i caktuar. Cili është paterni?

Logjika e tillë ka detyrë legjitimimin. Që çkado që veprojnë të pranohet pa rezistencë, në emër të njëfar morali.

Këta kanë si qëllim kryesor që versioni zyrtar me qenë në dorën e tyre me të cilin e nënshtrojnë secilën narrativë tjetër.

Të ngjashme