Kurti: Pagat dhe punësimi do të rriten në Kosovë, shënuam rezultate të mira në ekonomi

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 11:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, raporton Ekonomia Online.

Mes tjerash, Kurti tha se Kosova do të jetë përherë e bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n.

“Ne do të jemi përherë të bashkërenduar me SHBA-në, BE-në dhe NATON-n. Organet e rendit kanë vepruar menjëherë dhe ministri i brendshëm ka shprehur qëndrimin politik në mbështetje të raporteve që ka Kosova me Turqinë duke dënuar gjestin në Prizren”.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për gjendjen ekonomike, kur më herët partitë opozitare e kanë kritikuar.

“Sot janë bërë 11 muaj prej se është votuar qeveria jonë dhe besoj që gjatë këtyre 11 muajve kemi shënuar rezultate të mira në Ekonomi. BQK ka konstuar rritje 9.9 % ekonomike, me këtë rast në 3 mujorin e dytë të vitit që shkoi ka qenë 16% rritja ekonomike. Ndonëse pagat në Kosovë duhet dhe do të rriten ato s’mund ta ndjekin rritjen ekonomike dhe në anën tjetër pagat mund ta ndjekin rritjen ekonomike vetëm atëherë kur kemi papunësi të ulët, në rastet kur papunësia është shumë e lartë s’mund ta ndjekin rritjen ekonomike. Lista jonë fituese nuk ka fituar me sloganin rritje e pagave dhe drejtësi, por me punësim dhe drejtësi, pagat duhet dhe do të rriten por theksi ynë është tek rritja e punësimit”, ka thënë ai.

Të ngjashme