Kurti pas vdekjes së Limon Isufit: Nuk ka protestë të Lëvizjes që nuk ka marrë pjesë

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

ryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjen me rastin e vdekjes së atdhetarit nga Gjilani Limon Isufi.

Kurti me këtë rast ka thënë se anëtari më i moshuar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk kishte lënë asnjë protestë pa marrë pjesë.

“Ka protesta të VETËVENDOSJE!-s në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi “-tha Kurti.

“Baca Limon ka ndërruar jetë dje dhe sot varroset në Gjilan. Kujtimi për të është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm. Limon Isufi është babai i komandatit të Zonës Operative të UÇK-së për Karadakun, ish ministrit e ish deputetit, z. Ahmet Isufi.”

Gjithnjë do ta mbajmë në mendje me nderime dhe në zemër me mall.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme