Kurti po e ngreh vallen e Memli po e sillë mindilin

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 22:09 | Nga Frashër Krasniqi

Ehoja në formë të Asociacionit e ka ndjekur Kurtin nga Ohri deri sot e deri këtu. Tash që u mbështetë me shpinë për muri dhe rrugëdalje nga pashmangshmëria të cilën e shkaktoi vetë nuk ka, po kërkon shpëtim në zgjedhje, për t’ua prezantuar ndërkombëtarëve si referendum ndaj Asociacionit. Jo për të anuluar atë, por për të fituar një pozicion negociues më të mirë për të zbutur draftin e BE-së.

Përpjekja e Kurtit është më shumë “PR Move” sesa politik. Ai po tenton të paraqitet si “Deal-breaker” ama me pushtet e vullnet të popullit.

Gabimin e tij po përpiqet t’ia bartë herë të kaluarës e herë të futë opozitën në valle, për t’i ikur përgjegjësisë. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme në këtë fazë tjetër qëllim nuk ka, pos amnistimin e figurës së Kurtit nga Asociacioni që i ka ardhë Kosovës në prag shkaku i dështimit të tij.

Me zgjedhje Kurti rezistencën përpiqet ta justifikojë me vota e Memli me PDK-në po e sillin mindilin në fund të valles.

Të ngjashme