Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë përmes një postimi në facebook se kryeministri Albin Kurti, vazhdon që të heshtë për ministrin me akuzë në Qeverinë e tij.
Gjoshi ka thënë se rasti i ministrit, Liburn Aliut është një heqje e maskës së Albin Kurtit, i cili luftën kundër korrupsionit e ka pasur vetëm fjalor të përditshëm për të sulmuar kundërshtarët politik.
Postimi i tij i plotë:
Një herë e pyetën gazetarët dhe ai tha se nuk do të flasë meqenëse gjendej në Prekaz. Por, Albin Kurti vazhdon të mos sqarojë qytetarët e vendit pse vazhdon ta mbajë në Qeveri një Ministër me Aktakuzë?
Ai duhet t’i jap përgjigje kësaj pyetje dhe të mbahet përgjegjës për gënjeshtrat publike se do të luftojë korrupsionin. Si mundet Albin Kurti ta luftojë korrupsionin duke mbajtur në Qeverinë e tij një person me Aktakuzë?
Rasti i Liburn Aliut është një heqje e maskës së Albin Kurtit, i cili luftën kundër korrupsionit e ka pasur vetëm fjalor të përditshëm për të sulmuar kundërshtarët politik. Nëse do të ishte ndryshe, ai do të jepte shembullin nga shtëpia e tij.