Kurti premtoi shpresë ofroi zhgënjim

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 18:24 | Nga Faton Abdullahu

Premtoi zbritje të çmimit të energjisë, solli vetëm terr dhe ngritje enorme të çmimit.

Premtoi ulje të çmimeve të produkteve ushqimore, të gjitha çmimet po ngriten gjatë qeverisjes së tij.

Premtoi që nuk ka dialog pa kushte dhe kërkimfalje të Serbisë, përfundoi në dialog teknik.

Premtoi luftë kundër korrupsionit, qeveria e tij përfundoi në shumë afera korruptive dhe mbrojtje të tyre.

Premtoi punësim për të rinjtë, ofroi zhgënjim dhe mbushi dyert e ambasadave me mijëra të rinj e të reja profesionistë.

Premtoi çkapje të bordeve, i mbushi ato me familjarë e militantë partiakë.

Premtoi mbulimin e sigurimeve për automjete për bashkatdhetarët, i mashtroi me byrokraci dhe maltretime të turpshme.

Premtoi dialog social me punëtorët, po i injoron dhe nuk po i takon fare sindikatat.

Premtoi mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, po vazhdon të shesë prona shoqërore me valë të reja të privatizimit.

Premtoi zhvillim ekonomik, solli vetëm varfërim dhe krizë ekonomike për qytetarët.

Premtoi projekte të mëdha kapitale, ndërsa në gjysmën e mandatit nuk e ka realizuar ende asnjë investim kapital, zero e madhe e progresit.

Ky kryeministër dhe kjo Qeveri, gjithçka që ka premtuar për vota, e ka bërë të kundërtën në pushtet.

Mungesa e kompetentencës dhe dijes po e degradon secilën sferë të jetës politike, shoqërore e shtetërore, çdo ditë. Përtej mashtrimit, qytetarët sot, po jetojnë më keq, më të pasigurt për të ardhmen dhe me frikë për gjendjen e tyre.

Si ta quajmë këtë Kryeministër dhe këtë Qeveri me këto rezultate, me ndryshime drastike mes premtimeve dhe qeverisjes? Keq, shumë keq! Premtoi shpresë ofroi zhgënjim.

Të ngjashme