Kurti premton pagë minimale 250€, e inflacioni u rrit për 4.7% për një vit

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 09:36 | Nga Muhamet Spahiu

Kryeministri Kurti paska premtu rritjen e pagës minimale në 250. Prej shkurt 2020 kur ke fillu si KM, nuk je update më asnjëherë.

Çfarë rëndësie ka sot paga minimale 250 euro kur inflacioni nga gusht 2020 në gusht 2021 ka arrit 4.7% si mesatare. Shumë çmime të artikujve elementar nga shkurt 2020, kanë rritje mbi 50%.

Përderisa me grupe të artikujve veq për 1 VIT: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (0.9%); qumësht, djathë dhe vezë (7.4%); vajra dhe yndyra ushqimore (28.5%); perime (21.3%); pije alkoolike (4.4%); duhan (2.7%); gaz (10.4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8.9%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.8%); pajisje shtëpiake (3.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (2.2%); blerje e automjeteve (1.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (1.6%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (26.2%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (6.6%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (4.4%) – (ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbimet telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunim i informatave (3.1%); pushime të organizuara turistike (15.2%); shërbime hoteliere (0.8%); shërbime financiare (4.2%).

Pra edhe kredinë e kemi me interes më të lartë!

Të ngjashme