Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti priti në takim pronarët e Vivës, Interexit, Elkosit dhe Meridianit

Kurti priti në takim pronarët e Vivës, Interexit, Elkosit dhe Meridianit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kanë mirëpritur përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore. Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kanë mirëpritur përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore.

Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates.

Së fundmi, sipas raportit të Fondacionit Ndërkombëtar Monetar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022. Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë.

Të ngjashme