Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente, raporton Ekonomia Online.
Ai të premten pas homazheve në Krushë të Madhe, i pyetur për thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se do ta bëjnë hapin e tretë të formimit të institucioneve.
“Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm për konstituimin e institucioneve, në legjislaturën e tetë”, tha Kurti.
PDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente, ndërsa që LDK-ja ende nuk ka një vendim përfundimtarë.