Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesi e së martës ka vizituar Qendrën e Studentëve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Nga këtu Kurti ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, ku tha se kreu i shtetit dëshirat e tij po i përshkruan si faktet të kryeministrit në detyrë.
Përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënë ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.
“Për atë se çfarë ka thënë presidenti dëshirat e tij i përshkruan si fakte. Unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjale këtu për kurrfarë përshkrime se çfarë ka bërë”.
Kur kanë mbetur edhe më pak se një javë nga afati i fundit, kur Kushtetuesja duhet të vendos për dekretin e presidentit për mandatarin, Kurti tha se Gjykata duhet që të bëjë interpretimin e jo shkrimin e Kushtetutës së vendit.
Edhe një herë ai ka konfirmuar se do ta respektojë çfarë do vendimi që nxjerr Kushtetuesja, raporton EO.
“Së pari nuk flas për atë që po përflitet, se dyti sot kur u takova me vullnetarët ma kishin përzgjedhur karrigen më të mirë, jo vetëm se kjo varet nga Gjykata, por duhet ta presim vendimin e pastaj të flasim”.
“…pres nga Gjykata Kushtetuese në përputhje me nenin 112 që të bëj interpretim e jo shkrim. As kryeministri, presidenti e as Gjykata nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën”.
“Ne duhet ta respektojmë e ta zbatojmë atë. Por shkrim mund të bëj vetëm me amandamaentim parlamentare në Kuvend”.