Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të disa personave në Austri, e në mesin e të cilëve tre viktima janë të Kosovës.
Ai ka shkruar se Qeveria është në komunikim të ngushtë me ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.
“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar Kurti.