Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës para pak minutash ka publikuar aktgjykimin e plotë për rastin e votës së deputetit Etem Arifi, aktgjykim ky që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Sipas njohësit të Kushtetutës, Enver Hasani, një aktgjykim i tillë ia ndalon Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje.
Ndryshe nga Hasani mendon avokati Tomë Gashi, meqë sipas tij, Kurti ka të drejtë.
Pa reaguar nuk kanë qëndruar as nga Lëvizja Vetëvendosje. Anëtarja e VV’së, Tinka Kurti, ka thënë se “s’ka komplot që mund të ndalë fitoren e Vetëvendosjes”.
“Nuk ka kleçkë as komplot që mund ta ndalë vullnetin e popullit dhe fitoren e VETËVENDOSJE-s”, ka shkruar Tinka Kurti.