Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angılı

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutoi për thellimin e mëtejmë të partneritetit bilateral.

Kurti vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Turqisë në misionin e NATO-s në Kosovë, përfshirë komandën e KFOR-it. Ai theksoi se ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe falënderoi ambasadorin Angılı dhe Republikën e Turqisë për gatishmërinë dhe partneritetin.

“Në takim u trajtua edhe për raportin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërmjet dy shteteve. Në këtë drejtim u diskutua për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit, i cili pas forumit të parë që u mbajt në Stamboll në qershor të vitit 2024, këtë vit do të mund të organizohet në Prishtinë.

Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Kryeministri e falënderoi ambasadorin për takimin dhe komunikimin e vazhdueshëm dhe për ftesën e Republikës së Turqisë për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik në Antalia”, thuhet në komunikatën për media.

Të ngjashme