Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar shefin e Diplomacisë Europiane, Josep Borrell.
Ky takim mes tyre, vije në vazhdën e vizitës që kryeministri kosovar është duke zhvilluar në Bruksel.
Paraprakisht, sot Kurti u prit në takim edhe nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin diskutuan rreth paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon, e po ashtu edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.