Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe këshilltarin e tij, Artur Bushati.
Ambasadori Minxhozi e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Ai i dorëzoi Kryeministrit Kurti letrën e urimit të Kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.
Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin.