Kurti takon Stuart Peach, diskutojnë për sigurinë në rajon

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situatën e sigurisë në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Në këtë takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situatën e sigurisë në rajon, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kurti ka falënderuar Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.

Të ngjashme