Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili ka shprehur dëshirën që qeveria e re të formohet sa më parë dhe kryeministri i ri ta ketë një sy më aktiv për problemet dhe hallet e shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas VV-së, Kasami ia uroi kryetarit Kurti fitoren në zgjedhjet e fundit duke shprehë bindjen që ky vullnet për ndryshim ka dhënë sinjale pozitive në rajon e sidomos te shqiptarët në Maqedoni të Veriut.
Ai shprehu dëshirën që qeveria e re të formohet sa më parë dhe kryeministri i ri ta ketë një sy më aktiv për problemet dhe hallet e shqiptarëve në Maqedoni.
Kryetari Kurti i njoftoi për prioritetet e qeverisë së re që lidhen me zhvillimin ekonomik që krijon vende të reja pune, politikat që zbusin varfërinë dhe pabarazinë në shoqëri, si dhe sjellin drejtësinë në vend.
Kurti po ashtu foli edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe domosdoshmërinë që atyre përveç se t’iu respektohen të drejtat dhe liritë t’iu zgjerohen edhe mundësitë drejt progresit dhe mirëqenies.
Në fund, palët u dakorduan ta shtojnë komunikimin.