Kurti thotë se nuk ka takim të caktuar këtë vit në Bruksel

Prishtinë | 01 Dhj 2023 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, tha se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq gjatë muajt dhjetor.

Kurti tha se ai si kryeministër, Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë qenë gjithmonë të përkushtuara, konstruktive dhe kreative, por sipas tij, nga sulmi terrorist në Banjskë, duhet theksuar se prioriteti i Kosovës është siguria.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë takim të planifikuar por ju e keni të qartë se unë si kryeministër, Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë qenë gjithmonë të përkushtuar, konstruktive, kreative por nga sulmi terrorist, kriminal në Banjskë të Zveçanit, ne duhet të theksojmë se prioritet i shtetit të Kosovës është siguria”.

“Është siguria e kufijve, ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të kemi normalizim pa pasur siguri, e siguria nënkupton që kriminelët terroristët nuk duhet të jenë të lirë si fatkeqësisht po ndodhë në Serbi. Ndërkaq, kufiri i Kosovës i cili është 881 kilometra vetëm në pjesën në Serbi, duhet të jetë i sigurt, andaj edhe për mbrojtjen e tij po angazhohemi në institucionet tona të sigurisë por edhe me partnerët tonë ndërkombëtarë”.

Takimi i fundit në Bruksel i Kurtit me krerët e BE-së në kuadër të dialogut ishte më 26 tetor.

Ai nuk ka pranuar që të komentojë rezultatin e zgjedhjeve në Serbi dhe mundësi që shqiptarët të fitojnë ndonjë mandat në Kuvend, por që tha se ndihmat për shqiptarët atje nuk do të mungojnë nga 2 milionë sa ishte këtë vit, 3 milionë euro do të ndahen vitin tjetër.

Të ngjashme