Kurti thotë se punët nuk po ndalen, tregon për investimet në trashëgimi kulturore

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka prezantuar investimet që janë bërë në trashëgiminë kulturore.

Kurti tha se përmes këtyre investimeve mbrohet e kaluara, sigurohet e ardhmja.

Ai theksoi se “punët nuk po ndalen”.

“Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm”, tha Kurti.

“Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm”, theksoi ai.

Të ngjashme