Kurti thotë se s’kanë pranuar asnjë vendim nga ndonjë shtet për çnjohje

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 12:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim në lidhje me çnjohje nga ndonjë shtet që kishte njohur Kosovën më parë, raporton Ekonomia Online.

Kurti këtë e tha derisa iu përgjigj deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila pyeti nëse Republika e Togos ka tërhequr njohjes sipas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Togos.

“Republika e Togos ka deklaruar njohjen më 2 korrik 2014 dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike është bërë po atë vit, më 22 korrik. Nuk kemi pranuar një dokument ose vendim për shkëputje të marrëdhënieve diplomatike. Fushatat e Serbisë në këtë drejtim nuk janë ndalur asnjëherë. Qeveria nuk ka pranuar asnjë vendim për të ashtuquajturat tërheqje të njohjeve në asnjë prej rasteve të përmendura nga Daçiqi e Vuçiqi”, deklaroi Kurti në Kuvend.

Ai shtoi se deklarimet që bëhen në Beograd të zyrtarëve të caktuar nuk mund t’i influencojë.

Të ngjashme