Kurti thotë se Tribunali ndërkombëtar për gjenocidin serb i shërben Serbisë

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 11:06 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë kundër idesë për Tribunalin Ndërkombëtar për Gjenocidin serb në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet nisma për këtë, ka thënë se kjo iniciativë vetëm se e vonon procesin për disa vjet dhe nuk kemi pse të ngutemi.

Kurti madje ka thënë se Tribunali ndërkombëtar vetëm i jep kohë Serbisë.

“Tribunali ndërkombëtar është vonim”, ka thënë ai.

“Në këtë situatë ndodhemi si pasojë e idesë së kryetarit të Kuvendit dhe shefit të panit për një Tribunal ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë. E kemi pretekstin dhe kontekstin por nuk e kemi tekstin se si ndërtohet e ku mbërrin ky Tribunal ndërkombëtar nuk dihet prej asnjë njeriu. Edhe nëse do ishte e mundur që të realizohet një Tribunal i tillë kush e di sa vjet i merr themelimi dhe funksionimi i tij”.

“Gjykata Speciale me 3 gusht i bën katër vjet që është mundësuar me amandementimin e Kushtetutës sonë. Kur thua Tribunal ndërkombëtar kjo merr tepër energji dhe të flasësh për të nuk do thotë të ngutesh, por do thotë të mos ngutesh kjo ide për Tribunal i jep kohë Serbisë. Ideja e nxituar për Tribunal i jep më shumë kohë Serbisë sepse do të duhen shumë vjet deri të themelohet. Me këtë ide Serbia sigurohet se edhe për një dekadë nuk do t’i ndodhë asgjë”.

“Shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur për vete dhe as për t’i dhënë Serbisë. Ideja për Tribunal ndërkomëtarë është për të ecur shpejtë, nuk ecet shpejtë dhe po vdesin dëshmitarët dhe ne po dobësohemi në dëbimin e tyre”.

“Dëshira fëmijërore janë më pak naive e më pak serioze se sa kjo ideja për Tribunalit për dënimin e krimeve në Kosovë. Le të përgatitet për të dënuar Serbinë në GjND për gjenocid dhe të miratohet që prokurorëve e gjyqtarëve tu mundësohet gjykimi në mungesë”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2192125884433753/

Të ngjashme