Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, këtë të enjte është takuar me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad.
Në njoftimin e LVV-së të publikuar në rrjetin social Facebook thueht se në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për procesin e certifikimin të subjekteve politike që ende nuk është përmbyllur.
“Duke theksuar faktin se e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur është e drejtë themelore kushtetuese e vendeve demokratike, e njoftuam z. Bjornstad që tashmë kemi dërguar edhe një ankesë në Gjykatën Supreme prej ku edhe presim të korrigjohen padrejtësitë e shkaktuara nga vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së. Përgjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes nesh”, thuhet në njoftimin e LVV-së.