Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar Skenderajn, saktësisht fshatin Llaushë pas vërshimeve, për herë të parë të dielën, ku bashkë me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe me minstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal takuan kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Kështu njoftoi i pari i Skenderajt, Nura në një postim në facebook.
Ai shtoi se familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror.