Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar dy aderime të reja në partin e tij. Ato janë nënë e bijë nga Gjakova, Florije Rexha dhe Valentina Rexha.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë rikthimi i qeverisjes së mirë është i nevojshëm kurse zgjedhjet janë të domosdoshme.
Postimi i plotë i tij:
Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku.
Znj. Florije pas luftës migroi në Gjermani, ku edhe jeton tani me djalin e saj dhe familjen e tij. Ndërsa Valentina, e cila përfundoi studimet universitare në drejtimin e Arkitekturës në Prishtinë, migroi në mes të viteve të ’90-ta në Gjermani, e në 2006 u kthye në Kosovë. Valentina është sipërmarrëse dhe themeluese e disa kompanive vendore, të cilat bashkëpunojnë me kompani të ndryshme evropiane në tregti dhe industri të lehtë.
Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur.