I pari i VV-së Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin tha se ka biseduar çështje të ndryshme përfshirë fatin e të pagjeturve.
“Falënderova Lajçakun për rolin mbështetës të BE-së në dialog dhe u dakorduam që përfituesit kryesorë duhet të jenë qytetarët”, thotë Kurti.
“Ripërsërita se dialogu duhet të jetë parimor, i përcaktuar mirë dhe duhet të zgjidhë të gjitha çështjet diskutabile në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha tutje ai.