Kurz kundër anëtarësimit të Turqisë në NATO

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 14:49 | Nga

Shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Brukseli duhet të marrë qëndrim më të qartë lidhur me Turqinë, e cila gjithnjë e më shumë po distancohet nga Bashkimi Evropian.

“Parashikimi im se Turqia do të largohet nga Evropa u realizua”, ka theksuar Kurc, në një intervistë për gazetën gjermane “Uelt am Zontag”.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë të angazhohet për ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Kurc ka theksuar se në vend që t’i propozohet anëtarësim Turqisë në BE, Brukseli duhet të marrë qëndrim më të qartë ndaj Ankarasë dhe të synojë vetëm drejt bashkëpunimit normal me atë.

“Ne nuk mundemi të lejojmë të jemi të varur nga Turqia”, ka potencuar Kurc.

Ai, gjithashtu, i dënoi largimet masive dhe arrestimet në Turqi pas gusht shtetit të pasuksesshëm vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme