Kusari-Lila e pranon se ka dyshime për faturim jo të saktë të rrymës: Qytetarët të ankohen

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 12:14 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, në një konferencë për medie, ka pranuar se ka dyshime për faturim jo të saktë të energjisë elektrike nga institucionet kompetente, pasi shumë qytetarë janë ankuar se fatura e rrymës për muajin dhjetor u ka ardhur shumë më e lartë krahasuar me faturën e muajit të kaluar, raporton Ekonomia Online.

Prandaj ajo ka apeluar që qytetarët t’i drejtohen furnizuesit në këtë rast Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) për ankesa.

Kusar-Lila duke folur për situatën energjetike në Kosovë ka theksuar se Qeveria ka ndërmarrë masa në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar përballjen me krizën.

“Ky rast ka ardhur në vëmendjen tonë gjithashtu, ka dyshime për furnizimin jo të saktë, andaj qytetarët duhet menjëherë t’i drejtohen furnizuesit, në këtë rast KESCO-s dhe gjithashtu nëse nuk ka përgjigje të mirëfilltë edhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë”.

“Sa i përket situatës energjetike, Qeveria ka ndërmarr masa të vazhdueshme për të lehtësuar përballjen me krizën energjetike me të cilën përballet gjithë Evropa. Qeveria ka bërë subvencionimin e 10 mijë familjeve për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje që mundësojnë zvogëlimin e sasisë së energjisë së konsumuar kurse sivjet subvencionohen edhe 20 mijë familje tjera”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme