Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku në vazhdim është shqyrtimi i projekt kodin civil të Republikës së Kosovës.
Qëndrimin e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje e paraqiti kryetarja Mimoza Kusari-Lila e cila tha se draft kodi civil është një ndër dokumentet më të rëndësishme pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Ky dokument ligjor është njëri më të rëndësishmit pas kushtetutës së Kosovës. Kosova nuk ka pasur kod civil. Në vitin 2004 është provuar të votohet një i tillë por nuk është lejuar nga UNMIK. Pas vitit 2004 dhe deri më tani është punuar nga qeveritë, dhe tani nga kjo qeveri po prezantohet si i tillë. Kosova ka ligje të së drejtës civile por ka pasur nevojë për një kod te tillë, i ciki është në harmoni me logjet e BE”, raporton EO.
Tutje Kusari Lila tha se Kosova ka pasur nevojë për harmonizim të ligjeve dhe evitim të konfliktit të ligjit për të mundësuar zbatimin më të mirë.
“Kodi është në harmoni të plotë me direktivën e BE dhe standardet tjera ndërkombëtare në këtë fushë të së drejtës”, raporton Ekonomia Online.
Kusari-Lila tha se me hyrjen në fuqi të këtij projekligji të drejtat pronësore do të shfuqizohen.
“Me hyrjen në fuqi, të drejtat pronësore do të shfuqizohen. Janë rregulluar të drejtat fqinjësore, paditë dhe të drejtat e njeriut. Numri i konteksteve gjyqësore do të ulët pasi ky projektkod do ti sqarojë te gjitha. Një arritje e madhe është se pasuria do te ndahet barabartë, pasi që në këtë pikë janë diskriminuar gratë”, tha Kusari Lila, raporton EO.
“Draftkodi është më i rëndësishmi që është dorëzuar nga qeveria e Kosovës. Andaj për çdo dileme që është ngritur, ju ftoj ta votojmë këtë projektkod”.