Kusari-Lila: Përjetësisht me ty, Gjakova ime

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila ka falënderuar votuesit nga qyteti i Gjakovës që e kanë besuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Pas Albin Kurtit, Kusari-Lila ka dalë e dyta fituese në Gjakovë, me gjithësej 8000 vota.

“Faleminderit mijëra zemrave që na besuan në rrugëtimin për ndryshimin e domosdoshëm për Kosovën tonë!”, tha Kusari-Lila në postimin e saj në Facebook.

Përjetësisht me ty, Gjakova ime

“Dashuria për atdheun është topi që shkatërron edhe kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë.”– Sami Frashëri

Faleminderit mijëra zemrave që na besuan në rrugëtimin për ndryshimin e domosdoshëm për Kosovën tonë!

#ErdhiDita për Kosovën krenare!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme