Kusari-Lila: Shpresoj që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 13:06 | Nga

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila, ka votuar sot në qendrën e votimit 0202X, në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë.

Me këtë rast, Kusari Lila, ka thënë se është me rëndësi që çdo qytetar të ushtrojë të drejtën e votës së lirë dhe të ndjehet pjesë e zgjedhjes për Komunën e Gjakovës.

“Konsideroj se gjithë fushata dhe gjithë procesi deri me tani ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe të qetë. Po shpresoj që çdo qytetar do ta shfrytëzoj të drejtën e votës, edhe pse ende mbetet brengë në vete mos pastrimi i listave, gjë kjo që krijon hapësirë për keqpërdorime, por kam besimin që komisionerët dhe gjithë të tjerët që janë të involvuar në këtë proces do jenë të përgjegjshëm në detyrë konform edhe përgjegjësisë ligjore”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme