Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka prishur koalicionit qeverisës në nivel lokal me tashmë ish partnerin, PDK.
Ajo ka thënë se këtë vendim e ka marrë javë më parë dhe arsye është performanca e dobët nga drejtorët të udhëhiqnin drejtorit në këtë komunë, njofton Klan Kosova.
“Vendimin e kam marr para zgjedhjeve të përgjithshme, por prishjen e koalicionit e kam bërë pas zgjedhjeve pasi nuk kam dashur të shkaktojë huti te qytetarët”, ka shtuar ajo më tej.
“Nuk lidhet kjo çështje me zgjedhjet. Vendimi im ka qenë i mëhershëm. E kam parë që është koha e fundit pasi kemi disa projekte madhore dhe nuk kam dashur të rrezikoj që ato të dështojnë shkaku i mungesës së performancës”, ka thënë.
Kusari-Lila ka thënë më tej se nuk do të bëjë koalicion me askënd për muajt e mbetur deri në zgjedhjet lokale dhe se ka treguar se tashmë ka zëvendësuar vendet boshe më drejtorë të rinj.
Ajo ka thënë se nuk është e kënaqur me rezultatin zgjedhor në këtë komunë me çka e ka lidhur edhe rikandidimin e saj edhe për një mandat si kryetare e Gjakovës.
“Vendimin do ta marrë deri në fund të qershorit”.
“Nuk jam e kënaqur me votat në Gjakovë, duhet shikuar nëse kjo lidhet me performancën time si kryetare”, ka thënë ajo.