Kusari ngre alarmin: Gazetarët në veri janë braktisur nga Policia

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Juristja e të të drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka deklaruar se është jashtëzakonisht shqetësuese që Policia e Kosovës nuk e ka organizuar një ekip të policëve që të qëndrojë afër gazetarëve të cilët po janë duke raportuar Mitrovica e Veriut.

Ajo tha se gazetarët aktualisht janë pa mbrojtje policore atje.

“Jam ne kontakt me disa gazetare atje, te cilet po e rrezikojne jeten e tyre per te na mbajtur te informuar. Ata jane pa mbrojtje policore, jane te braktisur! Ne situata te tilla, me tensione te ngritura, me shperthime, gazetaret lehtesisht mund te behen target i sulmeve fizike. Keshtu ndodhi para nje kohe ne veri, kur gazetaret u sulmuan gjate raportimit nga atje, sepse policia kishte deshtuar t’i siguronte”, shkroi ajo në Facebook.

“Policia mban pergjegjesi per sigurine e gazetareve dhe urgjentisht duhet t’u siguroje nje ekip qe i percjelle ata. Urgjentisht. A ka nevoje ende me e permende faktin qe shteti ka obligim me ofru mbrojtje speciale per gazetaret per shkak te profesionit te tyre?”, përfundoi Kusari.

Të ngjashme