Kush bën më së shumti bërllok në Kosovë, sipas ASK-së

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 12:27 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së mbeturinave industriale për vitin 2015, ku sipas rezultateve sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruarA ka qenë në sektorët e xehetarisë dhe gurthyesve (200 697 tonë ose 83 %).

Gjithsej, sasia e gjeneruar e mbeturinave të rrezikshme ka qenë 8 193 tonë ose 3%. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të gjeneruar për vitin 2015, ka qenë në sektorin e industrisë përpunuese me vetëm 15 tonë, thuhet në raport.

Përpunimi i mbeturinave sipas llojit të industrisë tregon se sasia më e madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë nga prodhimi i produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të duhanit, si dhe nga ndërtimtaria.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme